Suedia sfidë me të ftohtin, regjistrohet temperatura minus 43,8 gradë celsius

schedule10:50 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 10:50 - 7 Dhjetor, 2021

I ftohti i acartë ka përfshirë veriun e Suedisë, ku temperaturat kanë shënuar vlerat e tyre më të ulëta.

Mediat bëjnë me dije se termometri ka shënuar vlerën në minus 43.2 gradë celsius. Kjo është temperatura më e ultë ekstreme që është regjistruar në Suedi nga fillimi i matjes zyrtare në vitin 1944.

Ndërkohë këto ditë veriu i Skandinavisë është goditur nga një valë e të ftohtit ekstrem. Skandinavia dhe një pjesë e Evropës këtë javë po ballafaqohen me temperatura shumë të ulëta, e parashikuesit thonë se do të ketë reshje në tërë kontinentin e Evropës.

Në mëngjes në Skandinavi temperaturat kanë rënën në minus 40 gradë celsius, ndërkaq meteorologu Scot Duncan thotë se sot në qytetin suedez Najmak, që gjendet 402 metra në lartësi mbidetare, ka regjistruar temperaturën prej minus 43,8 gradë.

Sipas të dhënave të tij, kjo është temperatura më e ulët e ajrit që është regjistruar në Suedi që nga viti 1986, e temperaturat ekstreme në këtë vend regjistrohen nga viti 1944./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!