Suedia pritet të njoftojë nëse do të aplikojë apo jo për anëtarësim në NATO

schedule09:39 - 15 Maj, 2022

schedule 09:39 - 15 Maj, 2022

Suedia pritet që të njoftojë nëse do të aplikojë për anëtarësim në NATO, në një kohë që Gjermania ka njoftuar se ka marrë masa për të përshpejtuar procesin.

Zyrtarët në Suedi po presin që ta njoftojnë vendimin më vonë gjatë ditës së sotme. Sipas rregullave të Aleancës, anëtarët e saj do të mbrojnë njëri-tjetrin nëse ndonjë prej tyre sulmohet.

Rusia e sheh zgjerimin e organizatës si kërcënim, por vende të tjera, përfshirë Finlandën, kanë kërkuar anëtarësimin që kur Moska vendosi të pushtojë Ukrainën.

Më herët gjatë ditës së sotme, ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se vendi ka bërë të gjitha përgatitjet për një proces të shpejtë ratifikimi nëse Finlanda dhe Suedia vendosin të aplikojnë për anëtarësim në NATO.

Ajo u foli gazetarëve gjatë ditës së dytë të bisedimeve me homologët e saj të NATO-s në Berlin.

Baerbock shtoi se ministrat kishin rënë dakord në një darkë të shtunën që nuk duhet të ketë një zonë gri ndërmjet kohës së aplikimit të Suedisë dhe Finlandës dhe kohës kur ato do bashkohen. /abcnews.al/