Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson ka konfirmuar se Suedia do të aplikojë për anëtarësimin në NATO.
Kryeministrja suedeze tha gjatë konferencës për shtyp në Stokholm se është e bindur se vendi do të ketë mbështetje nga populli suedez.
Në këtë mënyrë Suedia heq dorë nga statusi i neutralitetit.
“Ka një shumicë të gjerë në parlamentin e Suedisë për anëtarësimin në NATO,” tha kryeministrja e vendit pas një debati mbi politikën e sigurisë në parlament.
“Gjëja më e mirë për Suedinë dhe popullatën suedeze është anëtarësimi në NATO”, shtoi ajo.
Opinioni publik në Suedi ishte fuqishëm kundër anëtarësimit në NATO deri në pushtimin e Ukrainës nga Rusia, pas së cilës sondazhet treguan një ndryshim dramatik në favor të anëtarësimit ne Aleancën e Euroatlantike.
/abcnews.al/