Suedia dhe Finlanda do t’i bashkohen NATO-s, Kremlini: Do të forcojmë mbrojtjen

schedule15:41 - 14 Prill, 2022

schedule 15:41 - 14 Prill, 2022

Rusia do të duhet të forcojë mbrojtjen e saj nëse Suedia dhe Finlanda do t’i bashkohen NATO-s. Kështu ka deklaruar zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Dmitry Medvedev.

Ai shton se nëse të dy vendet hyjnë në aleancën ushtarake, atëherë nuk mund të flitet më për një Baltik “pa bërthama”, pasi  siç thotë ai “ekuilibri duhet të rivendoset”.

“Deri më sot, Rusia nuk ka marrë masa të tilla dhe nuk do të merrte”, thotë Medvedev.

Si Finlanda ashtu edhe Suedia kanë shprehur dëshirën e tyre për t’u bashkuar me NATO-n dhe zyrtarët amerikanë kanë thënë se të dy vendet mund të bëhen pjesë e aleancës që në verë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!