Republika e Sudanit po kalon në një valë protestash për të rrëzuar sistemin autoritar, i cili e ka përfshirë vendin prej 30 vitesh. 9 viktima janë shënuar ditën e sotme nga forcat ushtarake. Edhe pas reagimeve të ndërkombëtarëve duket se kjo situatë nuk do të ndalet.
Të paktën 9 protestues janë qëlluar për vdekje nga ushtria e Sudanit me qëllim për të larguar protestuesit nga baza ushtarake e Khartumit. Një grup mjekësh kanë thënë se të shtënat janë dëgjuar edhe në qytetet e tjera.
Forcat ushtarake kanë marrë masa të forta sigurie duke vendosur një numër të madh armësh në të gjithë kryeqytetin. Protestuesit kanë mbyllur të gjitha rrugët e qytetit për të penguar çfarëdo lloj lëvizjeje të ushtrisë.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë reaguar duke bërë thirrje për t’i dhënë fund sulmeve ndaj protestuesve të cilët dëshirojnë që forcat e armatosura të kontribuojnë në dorëzimin e presidentit veteran Omar al-Bashir.
Tubimet kundër sundimit autoritar të presidentit Omar al-Bashir, i cili e udhëhoqi vendin për tre dekada , nisën në muajin prill. Ndërsa protestuesit vazhdojnë betejën kundër forcave ushtarake u bëjnë thirrje gjeneralëve të heqin dorë nga ky sistem tranzitorë në të cilin ndodhet vendi i tyre.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara reagoi duke thënë se sulmet kundër civilëve dhe protestuesve të tjerë janë të gabuara dhe duhet të ndalen menjëherë. Edhe Ambasadori i Britanisë në Khartoum, Irfan Sidik, tha se kish dëgjuar të shtëna të shumta nga banesa e tij.
“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar nga situatë. Bëhet me dije se forcat ushtarake Sudaneze po sulmojnë protestuesit duke çuar në viktima pa patur ndonjë arsye për të ndodhur diçka e tillë”, shkroi ai në Twitter./ABC News Albania 24/7


