Suarez zgjedhja e parë, Juventusi ka edhe një plan B interesant

schedule09:20 - 11 Shtator, 2020

schedule 09:20 - 11 Shtator, 2020

Luis Suarez është objektivi kryesor i Juventusit për sulmin, por në Torino nuk mund të mbetet peng i uruguaianit. Ai është nën kontratë me Barcelonën dhe një ditë më parë ka pasur zëra edhe për një qëndrim të tij te katalanasit edhe për sezonin e ardhshëm.

Problem është edhe fakti që Juventusi i ka zënë vendet e lojtarëve ekstrakomunitarë dhe shpresa e vetme është që Suarez të marrë pasaportën italiane. Diçka të tillë mund ta bëjë për shkak të faktit që bashkëshortja e tij ka prejardhjen nga Italia.

Sky Sport ndërkohë raporton se Juventusi po shikon edhe për alternativa të tjera. Një opsion është huazimi i Moise Kean nga Everton, por klubi anglez nuk e ka me shumë qejf një lëvizje të tillë për shkak se vetëm një vit më parë e bleu nga bardhezinjtë.

Te Juventusi po mendojnë edhe për Oliver Giroud, të cilin e kanë kërkuar disa klube në Itali. Për shërbimet e sulmuesit që mbush 34 vjeç këtë muaj, Chelsea kërkon 5 milion euro, ndërkohë që francezi është gati të nënshkruajë për 9 milion euro në dy sezone. /abcnews.al