Trofeu i Champions League mungon prej 24 vitesh në Torinon bardhezi dhe tifozët e Juventusit po presin me padurim që ekipi i zemrës të triumfojë në Evropë. Rivaliteti mbetet i madh, teksa ultrasit italianë presin disa dhurata nga drejtuesit në merkato.
Një ndër emrat që përfliten është ai i Luis Suarez. Nuk përjashtohet largimi i sulmuesit të njohur nga Barcelona dhe tifozët e Juventusit janë pro këtij përforcimi.
Jo vetëm kaq pasi këta të fundit kanë “pushtuar” rrjetet sociale, duke shtyrë drejtuesit e kampionëve të Italisë për të zyrtarizuar akordin me 33-vjeçarin uruguaian. “Suarez blihet edhe me një këmbë dhe dy gishta.
Hajde, zyrtarizojeni“, shkruan një tifoz i Juves. Një tjetri nuk i mungon ironia ndaj Interit, “armiqve” të mëdhenj. “Nëse Suarez vjen te Juventusi, Conte do e dërgojë gjithë Interin në grumbullim“. /abcnews.al