Luis Suarez ende nuk i ka dalë helmi i largimit aspak të hijshëm nga Barcelona në fund të sezonit të shkuar. Në një intervistë për mediet spanjolle Suarez e tregon trajnerin Koeman si njeri pa karakter dhe i bën “skip” Simeones kur shprehet se Luis Enrique është trajneri më i mirë që ka pasur.
“Koeman pasi tha që nuk më ka në plane, më tha se nëse nuk gjendet një zgjidhje për të ardhmen, do të mbështetet e unë. Unë pashë se ai nuk kishte personalitet.
Kam vuajtur shumë kur Barcelona më dërgoi të stërvitesha i veçuar. Mendoj se është vendim i mirë firma me Agueron. Luis Enrique është trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë. Gjithmonë është i drejtpërdrejtë”, tregon Suarez. /abcnews.al