Suad Lici jep dorëheqjen, Vllaznia me administrator të ri

schedule23:34 - 18 Tetor, 2020

schedule 23:34 - 18 Tetor, 2020

Vllaznia do të ketë një administrator të ri, sikurse raportojnë nga qyteti verior. Ditën e sotme ka paraqitur dorëheqjen Suad Lici dhe pritet që kërkesa e tij të pranohet nga Këshilli Mbikëqyres.

Në vend të ish-lojtarit të Vllaznisë pritet të emërohet Benjamin Naku, ish-gjimnastist i kuqebluve. Aktualisht ai është pjesë e Këshillit Mbikëqyres dhe duhet të japë dorëheqjen nga posti aktual, sikurse raporton “Shkodra Sport”.

Lici ndërkohë mund të mbetet pjesë e Vllaznisë, por në një pozicion tjetër. Nuk dihen arsyet e këtyre lëvizjeve në klubin kuqeblu dhe vetë Lici me shumë mundësi edhe do të mbajë një qëndrim së shpejti. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!