Të paktën 125 persona kanë humbur jetën në Indi si pasojë e e stuhive të rërës që kanë goditur vendin, ndërsa zyrtarët i frikësohen përkeqësimit të motit. Erërat e fuqishme dhe vetëtimat kanë shkatërruar fshatra të tërë, rrëzuar murë dhe kanë lënë të plagosur shumë persona këtë javë. Një zëdhënës i qeverisë indiane tha se shifra e viktimave është më e larta e shkaktuar prej stuhive në këto 20 vjetë. Ndërkohë zyrtarët kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rriten në ditët në vazhdim. Sipas BBC, shumica e të vdekurve ishin duke fjetur kur shtëpitë e tyre janë rrëzuar nga era e fortë dhe goditja e vetëtimave./abcnews.al
Stuhitë e rërës dhe vetëtimat e fuqishme, 125 të vdekur në Indi
schedule09:17 - 4 Maj, 2018
schedule 09:17 - 4 Maj, 2018