Fermerët në zonën Nënshkodrës kanë dalë të humbur pas ditëve me stuhi ere. Kjo për shkak se të gjitha serat janë dëmtuar dhe prodhimi që ishte gati për treg përfundoi në plehra.
Investoi 5 milion leke kredi dhe kursimet por në fund e gjitha u shkatërrua. Fermeri Myzafer Elezi nga Kosmaçi i Vaut të Dejes thotë se është i falimentuar. Stuhia e erës i dëmtoi rreth tetë dynum sera.
Zona e Nëshkodrës është prekur keq nga erërat e forta. Si Myzaferi të tjerë fermerë kanë pësuar dëme të mëdha. Nga temperaturat e ulta dhe stuhia janë shkatërruar sera e fidanë.
Nga 800 dynym sera që janë në zonën e Kosmaçit 600 dynym janë shkatërruar plotësisht . Mbi 30 tonë spinaq dhe 40 tonë sallatë jeshile, sasi kjo që pritej të hidhej në treg, përfundoi në plehra.
Në këtë rast janë dëmtuar jo vetëm fshatarët e Nënshkodrës por edhe konsumatorët në tregun e qyteti ku nuk gjejnë mall vendas./abcnews.al