Stuhia në Holandë, raportohet për 1 të vdekur dhe disa të lënduar

schedule13:53 - 5 Korrik, 2023

schedule 13:53 - 5 Korrik, 2023

Të paktën një person ka vdekur për shkak të një stuhie me erëra deri në 145 km/h që goditi Holandën sot. Ndërkohë autoritetet u kanë bërë  thirrje banorëve të qëndrojnë brenda.

Një grua 51-vjeçare humbi jetën në Haarlem kur një pemë ra mbi makinën e saj, tha policia lokale. Në Amsterdam, shumë njerëz u plagosën për shkak të rënies së pemëve, të cilat dëmtuan edhe makina dhe varka përgjatë kanaleve të qytetit.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar një paralajmërim ‘të kuq’ për stuhi në pjesën më të madhe të vendit, niveli më i lartë i alarmit. Stuhia, e quajtur Polly, është më e keqja që ka goditur Holandën në muajt e verës dhe më e forta që nga janari 2018.

Stuhitë e forta zakonisht godasin Holandën midis tetorit dhe prillit. Stuhia e fundit  e verës u regjistrua në vitin 2015.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!