Stuhia godet Shqipërinë/ Situata nga jugu në veri, rënie inertesh në rrugë dhe probleme me energjinë elektrike

schedule09:00 - 4 Nëntor, 2023

schedule 09:00 - 4 Nëntor, 2023

SHQIPËRI- Prej mesditës së djeshme Shqipëria është përfshirë nga moti i keq. Në 24 orët e fundit janë raportuar disa probleme në segmente rrugore, ndërsa emergjencat civile janë në terren po mbajnë në monitorim situatën.

Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj raporton se në qarkun e Korçës nuk raportohen probleme me rrëshqitje të tokës.

Në disa njësi administrative ka probleme me furnizimin me energji elektrike. Në këto zona janë të shpeshta ndërprerjet në situata të tilla. Reshjet e shiut kanë qenë me intesitet që në orët e para të mëngjesit te sotëm, por pa stuhi.

Sakaq, në Shkodër dhe Vlorë aktualisht nuk raportohet probleme. Në Vlorë lundrimi detar është pezulluar për shkak të dallgëve, të cilat e pamundësojnë daljen në det.

Në Elbasan dhe Librazhd ka pasur rënie inertesh në disa akse rrugore, ndërsa niveli i lumenjve është në nivel mesatar. Po ashtu, ka pasur ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në një pjesë të qytetit të Peqinit dhe rrethinat e Cerrikut.

Në Fier, reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energjinë elektrike. Në segmentet rrugore nuk raportohet për probleme apo rënie inertesh nga shpatet e maleve. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!