Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Stuhia godet Gjermaninë, raportohet për viktima dhe të plagosur

schedule12:12 - 21 Gusht, 2026

schedule 12:12 - 21 Gusht, 2026

Një grua ka humbur jetën dhe të paktën dy persona të tjerë janë plagosur nga stuhitë e fuqishme që goditën gjatë natës disa zona të Gjermanisë, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Një grua u godit nga një pemë e rrëzuar dhe humbi jetën, ndërsa një tjetër u plagos rëndë. Ndërkohë, një tornado goditi një zonë në juglindje të kryeqytetit, duke shkulur çati dhe rrëzuar pemë. Një person mbeti i plagosur.

Stuhitë dëmtuan gjithashtu fasadat e ndërtesave dhe shtëpitë, ndërsa mbeturinat dhe pemët e rrëzuara shkaktuan dëme të tjera. Erërat e forta shkaktuan edhe ndërprerje të energjisë elektrike dhe përmbysën një kamion në autostradë.



Thirrje të shumta për ndihmë u regjistruan edhe në disa rajone të tjera të vendit, ku ekipet e emergjencës u angazhuan për pastrimin e rrugëve dhe menaxhimin e dëmeve.

Stuhitë vijnë pas një vale të fortë të nxehti që ka përfshirë Evropën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!