Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Stuhia Éowyn pritet të godasë Mbretërinë e Bashkuar

schedule21:33 - 21 Janar, 2025

schedule 21:33 - 21 Janar, 2025

Zyra Meterologjike e Mbretërisë së Bashkuar ka ngritur alarmin për stuhinë më të fundit që pritet të godas territorin britanik.

Stuhia Éowyn do të sjellë erëra të forta në disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar të premten. Erëra deri në 90 mph (145 km/h) mund të shkaktojnë dëme lokale, ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe shqetësime në udhëtime. Priten gjithashtu rreshje të dendura dëbore dhe shiu.

Njëkohësisht Zyra Meterologjike ka lëshuar paralajmërime të verdha për mjegullën që pritet të preki vendin të mërkurën në mëngjes. Paralajmërimi është lëshuar për disa zona të Irlandës së Veriut, veri-lindje të Anglisë, veri-lindje të Uellsit dhe jug-perëndim të Skocisë.



/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!