Nisur nga situata e motit të keq dhe parashikimit për ditët e ardhshme Bashkia e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm. Në njoftimin në faqen e saj zyrtare thuhet se për çdo nevojë urgjente qytetarët duhet të kontaktojnë me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime.
Njoftimi i Bashkisë së Vlorës
Të nderuar qytetarë! Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të keq prej pasdites së sotme 5 Dhjetor deri më 7 Dhjetor!
Reshjet e shiut do të intensifikohen prej orës 18.00 e në vazhdim të shoqëruara dhe me stuhi te forta, për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to.
Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose në faqen tonë zyrtare në “Facebook”. Kujdesuni për vehten dhe familjet tuaja!
m.v/Abcnews.al