Një stuhi e fortë me reshje shiu, por edhe me breshër ka përfshirë qytetin e Beratit mesditën e kësaj të hëne. Stuhia ka vazhduar për më shumë se dy orë dhe për pasojë të gjitha rrugët dhe lagjet e këtij qyteti janë mbuluar nga uji.
Rrjedha e fuqishme ka shkuar deri në katet e para të banesave dhe të bizneseve. Kolektorët nuk kanë funksionuar dhe kjo situatë krijoi vështirësi të madhe tek qarkullimi i mjeteve, por edhe i këmbësorëve./abcnews.al