Përpos sekreteve që ndau për ‘Mesharin’ e Buzukut, studiuesja e teksteve të vjetra shqipe, Evalda Pacika ka folur dhe për prespektivat e saj, që dëshiron t’i realizojë.
Ajo tregoi në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, se dëshiron të kryejë një hulumtim në arkiva, gjithashtu realizimin e një monografie që i përfshin tekstet e vjetra shqipe dhe letërsinë e vjetër shqipe.
“Përveç hulumtimit në arkiva që besoj do të aktualizohet së shpejti, realizimi i një monografie që i përfshin tekstet e vjetra shqipe dhe letërsinë e vjetër shqipe. Me gjithë ato indicie që unë i kam përfshirë te volumi me bashkëautorë kolegët e mi, sepse duke qene një volum me autor të tjerë nuk kapërcente dot limitet e vëllimit”, tha Pacika.
Sa i përket brezit të ri që merren me kulturë, ajo u shpreh se duhet t’i mbajmë afër dhe t’i kujtojmë që edukimi në Shqipëri është i rëndësishëm.
“Tani duhet t’i mbajmë të rinjtë fortë pas vetes dhe t’u kujtojmë që Shqipëria është e rëndësishme dhe edukimi në Shqipëri është po aq i rëndësishëm. Këtu dhe ne si studiues, jemi po aq të përgjegjshëm, sa dhe pedagogët në universitete, që të bëjmë dhe ne pjesën tonë, që ta kemi rininë pranë”, shtoi studiuesja./abcnews.al