Studiuesi: Si zbuloi koronavirusi problemet mes SHBA dhe BE

schedule09:32 - 30 Mars, 2020

schedule 09:32 - 30 Mars, 2020

Në një lidhje me “Abc-ja e mëngjesit”, studiuesi Faruk Ajeti foli për situatën që ka krijuar përhapja e koronavirusit në botë.

Studiuesi theksoi se kriza solli kufij mes shteteve evropiane e SHBA-së gjë e cila nuk imagjinohej më parë. Sipas Ajetit ndihma që Kina është duke dhënë është pasqyra më e mirë e fuqisë globale që Kina ka.

Ka qenë e paimagjinuar që shtetet e BE të mbyllin kufijtë. Gjë që e cila deri para disa viteve ishte e pa imagjinuar. Kriza e koronavirusit shfaqi jo vetëm krizën brenda për brenda BE, por edhe mungesën e solidaritetit ndërmjet SHBA dhe unionit evropian. Ne jemi mësuar që pas luftës së Dytë Botërore që gjithmonë ta shohim një superfuqi që në çdo krizë evropiane është shfaqur aty. Vitet e fundit kemi një pasivitet të SHBA me Evropën dhe nuk lidhet vetëm me politikën e Trump”, tha ai mes të tjerash.

Studiuesi u ndal edhe tek Italia e cila po kalon një krizë të rëndë, ndërsa ka shumë zëra që pohojnë se është braktisur nga BE. Sipas Ajetit fundi i kësaj krize do e gjejë botën me një rend të ri.

Pjesë nga intervista:

Faruk Ajeti: Ngritja globale e Kinës është një sfidë jo vetëm për Evropën por edhe shtetet ndërkombëtare. Kina është një ndër at fuqitë jo perëndimore që në 40 vitet e fundit ka pasur një ngritje drastike. Napoeleon Bonaparti para shumë vitesh ka bërë një parashikim që Republika Popullore e Kinës është një ari ose luan që është i fjetur dhe kur të ngrihet nesër do të dridhet bota. Kjo është ajo që ne kemi st. Prandaj nritja e këtij luani të largët ka ndikuar të kemi një dridhje në kuptimin figurativ të tokës, edhe në kuptimin ekonomik, por edhe politik.

Enkel Demi: Në studimet tuaja, veçanërisht në një analizë përdorni “rruga e re e mëndafshit e shëndetësisë që të çon nga Kina në Romë”. Ju përdorni një referencë historike që është rruga e mëndafshit që dihet se sa lufta janë bërë. Tashmë rikthimi në të njëjtën terminologji duket sikur po ristabilizon situata të reja.

Faruk Ajeti: Artikulli që i referoheni ju është botuar dje dhe thelbi i këtij artikulli ka të bëjë me rrugën e mëndafshit. Në gjuhën shqipe ekzistojnë dy koncepte: Ai i “rrugës së mëndafshit”, apo “një brez një rrugë”. Lancimi i “rrugës së mëndafshit” ka si qëllim riaktivizimin e rrugës së vjetër që lidhte Kinën me Italinë dhe në këtë drejtim rruga e mëndafshit luan një rol të rëndësishëm jo vetëm në republikën kineze. 5G është pjesë e rrugës digjitale, që është një investim kinez për të rritur ndikimin e saj në nivel global. Rruga e katërt është hapësinore për të zëvendësuar stacionin ndërkombëtar hapësinor që udhëhiqet nga SHBA. Rruga e pestë është rruga e Artikut që vitet e fundit Kina është duke bashkëpunuar edhe me Federatën Ruse. Me koronavirusin kemi edhe rrugën e gjashtë të mëndafshit që presidenti kinez e ka quajtur rruga e shëndetësisë. Kjo është bërë publike që Presidenti e ka pasur pasur me atë italian.

Enkel Demi: Meqë po flasim për një ndikim të madh kinez dhe rus në rajonin tonë, me shpërthimin e koronavirusit një fjalim i Presidentit serb Vucic ka tërhequr vëmendjen e analizës politike. Vendosja e një lloj embargoje për vendet jashtë BE për blerjen e mjeteve mjekësore e nervozoi kaq shumë Presidentin e Sebisë, i cili mbajti një fjalim anti-europian dhe në fund të fjalimit thotë “falë zotit e kemi vëllain tonë kinez, i cili nuk e ka lënë kurrë Serbinë vetëm”. Shqipëria nuk e ka mbajtur një fjalim të tillë, megjithatë është detyruar t’i kërkojë ndihmë Kinës. Në Itali ndihma është konkrete në forcë monetare  dhe burimesh nejrëzore. Ndihma do të thotë unë të jap dhe iki, apo unë të jap dhe instalohem?

Faruk Ajeti: Ndihma që Kina është duke dhënë është pasqyra më e mirë e fuqisë globale që Kina ka. Shfaqja e koronavirusit  ka shfaqur edhe një efekt anësor, ku shumë liderë botërore nuk kanë qenë të vetëdijshëm për fuqinë ekonomike që ka Kina. Vetëm në shtetet afrikane Kina ka shtrirë ndihëm e bashkëpunimit në 54 shtete. E veçanta e kësaj krize është se politika kineze e ka shtrirë dorën edhe tek fuqitë perëndimore që janë shtetet më të pasura në botë. Një element tjetër që është shfaqur është edhe kriza trans-atlantike, e cila realisht nuk është shkaktuar nga koronavirusi, por ka qenë prezente aty dhe me shfaqjen e korronavirusit është bërë më evidente.

Enkel Demi: Në këtë rast ju i referohemi saksionet që ka marrë administrata e Trump ndaj Kinës dhe jo vetëm ndaj Kinës?

Faruk Ajeti: Realisht jo vetëm ndaj Kinës, por ne ishim dëshmitarë që në mes të muajit mars pamë masa nga shtetet evropiane që nuk ishin në frymë të solidarizimit. Në mes të krizës ishin dëshmitarë të zbehjes së këtij koncepti. Ka qenë e pa imagjinuar që shtetet e BE të mbyllin kufijtë. Gjë që e cila deri para disa viteve ishte e pa imagjinuar. Kriza e koronavirusit shfaqi jo vetëm krizën brenda për brenda BE, por edhe mungesën e solidaritetit ndërmjet SHBA dhe unionit evropian. Ne jemi mësuar që pas luftës së Dytë Botërore që gjithmonë ta shohim një superfuqi që në çdo krizë evropiane është shfaqur aty. Vitet e fundit kemi një pasivitet të SHBA me Evropën dhe nuk lidhet vetëm me politikën e Trump.

Enkel Demi: Ju po thoni me fjalë të tjera që globalizmit po i vjen fundi?

Faruk Ajeti: Jo përkundrazi. Unë mendoj se një element anësor që kriza e koronavirusit ka shfaqur është që Gjeografia nuk është më elementi që na mbron nga një epidemi. Përkundrazi zhvillimi teknologjik , ndërvarësia e rritur ndërmjet shteteve na bën ta kuptojmë.

Enkel Demi: Italia në këtë moment ndihet e braktisur nga BE dhe vecanërisht zëra shumë të rëndësishëm të politikës italiane, si Salvini po e thonë hapur se duhet të dalin nga BE. Madje Salvini dje ka përdorur n jë fjalim të kryeministrit shqiptar duke e falënderuar për ndihë dhe thotë ja një vend i varfër që i thotë Europës duhet të dalim nga Europa. Ndërkohë në Itali të pranishme janë ndihmat kineze dhe ruse. Italianët e ndjejnë veten të tradhtuar. Ky mund të jetë një moment që Europa e bashkuar tregoi që ka kufij. A mund të rikthehemi tek sistemi i vjetër, ku Italia kishte kufij me Francën dhe Franca me Gjermaninë e kështu me radhë?

Faruk Ajeti: Nuk pajtohem me mendimin e Salvini nga i cili realisht vitet e fundit kemi parë tendenca ekspansioniste ndaj Italisë. Ngritja e shumë partive të djathta në Evropë ka ndikuar në ngritjen e fuqisë së shtetit.  Shumë studiues kanë shkruar se është zbehur fuqia reale e shtetit dhe është ngritur fuqia e individëve. Me krizën e koronavirusit pamë të kundërtën, rikthimin e shtetit nacional. Por në anën tjetër rritja e partive të djathta ka ndikuar në të kundërtën e asaj që Salvini dje ka deklaruar. Unë nuk mendoj që largimi i Italisë nga unioni i BE është zgjidhja. Është e kundërta, qëndrimi në një union politik dhe dalja në ndihmë në kohë krize është primare. Duke u integruar më shumë me njëri tjetrin rritet fuqia. Ndjenja e italianëve të lënë vetëm në këtë fazë është e ndijshme dhe e kuptueshme. Para ca viteve ishte thjeshtë e pa imagjinuar. Elemente të tilla ne pamë edhe në vitin 2008 me shfaqjen e krizës ekonomike evropiane. Mirëpo tani në vend që shtetet perëndimore t’ja shtrijnë dorën njëra-tjetrës, ashtu siç ka ndodhur pas Luftës së II Botërore, ne pamë të kundërtën. Ne pamë një superfuqi kineze, e cila e shtriu dorën e bashkëpunimit ndaj shteteve evropiane. Këtu ishte edhe përgjegjësia morale e Kinës sepse shumë kinezë jetojnë në Itali dhe ata e dërguan virusin në Itali. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!