Studioi për mjekësi dhe më pas u bë një ndër piktorët më të njohur, pse Ismail Lulani hoqi dorë nga bluza e bardhë

schedule13:20 - 12 Prill, 2023

schedule 13:20 - 12 Prill, 2023

Ndoshta shumë pak kush e di, por piktori i njohur shqiptar, Ismail Lulani ka mbaruar studimet për mjekësi dhe fillimisht punoi për disa vite si ndihmës mjekë në disa nga fshatrat më të thella të Shqipërisë. Më pas, hoqi dorë nga bluza e bardhë dhe zgjodhi të ndiqte studimet për pikturë.

Këtë e ka zbuluar vajza e tij, Ormira Lulani gjatë rrëfimit të saj në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, 21 vite pas vdekjes së të atit. Ajo ka ndarë detaje nga ky moment i rëndësishëm në jetën e babait, të cilën ai vetë ia ka rrëfyer.

“Me një kushërirën time, shkuam për t’u rregjistruar dhe kishim me vete 2 portrete, njëri thotë ishte i Enver Hoxhës dhe tjetri i Titos sepse ashtu ka qenë koha atëherë. Shkova me ata të dy dhe më thotë sekretari: ‘Shumë bukur i ke, po ne nuk kemi vende që ti të studiosh për arte, por kemi për mjekësi’. Edhe kushërira e tij i kishte thënë shumë mirë, le të regjistrohet aty dhe kështu hyri në mjekësi, ndoshta pa dëshirën e tij. Studioi për mjekësi, mbaroi për mjekësi dhe pastaj punoj si ndihmës mjek, në disa fshatra të thella të Shqipërisë. Pastaj, vendosi ta linte mjekësinë dhe të konkuronte. Siç thoshte edhe ai vetë: ‘Isha në moshë të rritur dhe të gjithë të tjerët më shikonin dhe më thoshin aman ku do fitoi ky. Ky është vetëmësuar, nuk ka një shkollim, ne kemi provuar shumë më shumë’. Por ja ku jemi. Për ta lënë menjanë modestinë, por Lulani është një ndër artistët më të kërkuar nga koleksionistët”, tregoi Ormira e emocionuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!