Studimi: Varianti Delta ka një ngarkesë virale 300 herë më të lartë se virusi origjinal

schedule12:49 - 24 Gusht, 2021

schedule 12:49 - 24 Gusht, 2021

Personat e infektuar me variantin Delta kanë një ngarkesë virale 300 herë më të lartë se personat e infektuar me variantin origjinal të virusit, sipas një studimi të Koresë së Jugut.

Por infektiviteti gradualisht u ulet me kalimin e kohës. Ngarkesa më e lartë do të thotë që virusi përhapet më lehtë nga personi në tjetrin, duke rritur numrin e rasteve dhe shtrimeve në spital, tha një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë, Lee Sang-ëon, në një konferencë për shtyp.

Por kjo nuk do të thotë që Delta është 300 herë më infektiv por shkalla e transmetimit të saj është 1.6 herë më e lartë se varianti Alpha, dhe rreth dy herë më shumë se versioni origjinal i virusit.

Varianti Delta i koronavirusit  u identifikua për herë të parë në Indi dhe varianti Alpha në Mbretëri të Bashkuar. Për të shmangur përhapjen e variantit Delta, tani lloji mbizotërues në të gjithë botën, KDCA u bëri thirrje njerëzve që të testohen  kur zhvillojnë simptoma të Covid-19 dhe të shmangin takimet me njerëzit.

Përhapja e shpejtë e variantit Delta dhe normat e ulëta të vaksinimit kanë gjetur të papërgatitur pjesën më të madhe të Azisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!