Studimi: Të pavaksinuarit 16 herë më të rrezikuar të vdesin nga Covid-19

schedule08:36 - 9 Nëntor, 2021

schedule 08:36 - 9 Nëntor, 2021

Sipas një studimi australian, personat e pavaksinuar kanë 16 herë më shumë gjasa të vdesin për shkak të Covid. Sipas të dhënave, 11% e 412 personave që u infektuan me Delta në katër muajt e fundit, që nga fillimi i tetorit, ishin plotësisht të vaksinuar. Mosha mesatare e këtyre viktimave ishte 82 vjeç.

Vetëm 3% e pacientëve të shtuar në ICU kishin marrë të dyja dozat. Më shumë se 63% e rasteve midis 16 qershorit dhe 7 tetorit ishin të pavaksinuar.

“Të rinjtë që morën dy doza të vaksinës kishin shkallë më të ulët të infeksionit dhe nuk zhvilluan simptoma të rënda, ndërsa ata që nuk u vaksinuan  ishin më të rrezikuar për të zhvilluar simptoma të rënda të COVID-19.

Gjetjet janë në përputhje me të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), i cili paralajmëroi në shtator se njerëzit e pavaksinuar kishin 11 herë më shumë gjasa të zhvillonin simptoma të rënda të COVID-19.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!