Studimi: “Planetet e diamantit” mund të ekzistojnë në Univers

schedule14:48 - 21 Shtator, 2020

schedule 14:48 - 21 Shtator, 2020

Një studim i kryer së fundmi sugjeron se disa ekzoplanetë në hapësirë të përbërë kryesisht nga karboni mund të shndërrohen në diamante. Kërkimi sugjeron se këta planete “të pasur me karbon” mund të kenë kushtet e duhura, të tilla si uji, nxehtësia dhe presioni, për ta kthyer karbonin në diamante, sipas Fox News.

Këto planete mund të formojnë gjithashtu minerale të tjera që gjenden në Tokë, të tilla si silikatet dhe oksidet. “Këta ekzoplanetë nuk janë ndryshe nga të tjerët në sistemin tonë diellor”, tha autori kryesor i studimit, Harrison Allen-Sutter, shkruan abcnews.al.

Shkencëtarët kanë gjetur prova të reja që mbështesin idenë se mund të ketë planetë të bërë kryesisht nga diamanti.

Planetet si dhe yjet, kryesisht përbëhen nga pluhur dhe gaz. Sidoqoftë, kur planetet që rrethojnë yjet kanë sasi më të mëdha karboni në to dhe uji është i pranishëm, mund të krijohet “një përbërje e pasur me diamante”.

Për të provuar hipotezën e tyre, studiuesit shfrytëzuan nxehtësinë dhe presionin intensiv duke përdorur qelizat me diamant-anvil me presion të lartë. Ata vendosën karabit të silicit nën ujë dhe e kompresuan atë midis dy diamanteve, duke ngrohur përzierjen me lazer. xh.d/abcnews.al