Studimi mbi 25 prillin: Partitë nuk u ndanë nga individët e fortë

schedule15:38 - 16 Nëntor, 2021

schedule 15:38 - 16 Nëntor, 2021

Nga Erneta Shevroja 

Të dhënat e një studimi mbi 25 prillin kanë provuar se zgjedhjet e këtij viti nuk kanë shënuar një standard më të lartë se të kaluarat. As hapja e pjesshme e listave nuk ka dhënë kontribut të madh, ndërkohë një pjesë e kandidatëve, që nuk arritën të merrnin qoftë dhe një votë, kanë qenë emra fiktiv ose mbushës të listave.

Afrim Krasnqi, drejtori Institutit të Studimeve Politike, që kreu studimin, veçoi 3 faktorë të vlerësimit të ulët të procesit zgjedhor, nga ana e qytetarëve dhe ekspertëve.

 “Ndryshimet ligjore në momentin e fundit, ndryshimet kushtetuese ndikuan negativisht në konceptin e barazisë dhe në klimën parazgjedhore. Së dyti, vetë partitë nuk arritën dot të jenë transparente dhe koncepti që partitë do të ishin të ndarë nga individët e fortë dhe individët e pasur nuk arritën të jetësohehsin në këto zgjedhje. Dhe lista jo e hapur, nuk arriti të prodhojë standarte më të mira.”

Në Kuvend pritet ngritja e komisionit për reformën zgjedhore, ndërsa kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thekson nevojën për lidership llogaridhënës.

“Ne kemi nevojë urgjente për ta reformuar ligjin për partitë politike, për ta modernizuar, mënyrën si partitë organizohen dhe veprojnë, të bëhet e qartë, lidershipi duhet të jetë llogaridhënës përball anëtarëve dhe qytetarëve.”

Opozita ndërkohë vijon të theksojë nevojën e ndarjes së politikës nga individët e fortë dhe të korruptuar.

 “Të ndalet përfundimisht përdorimin e politikës të lidhur me krimin dhe korruopsionin dhe marrjen e tyre pjesë,” u shpreh Greta Bardeli, deputete e PD:

“Nëse ne do të flasim për një ndryshim kushtetuese, ky do të duhet të ishte debate më i madh, ndryshimi i sistemit,” tha deputetja e LSI, Erisa Xhixho.

Në gjetjet e studimit, qytetarët dhe ekspertët, mendojnë se votimi dhe numërimi elektronik dhe hapja e listave do i bënte zgjedhjet më të mira. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!