Studimi: Lodhja dhe dhimbja e kokës simptomat më të zakonshme të Covid-19 te fëmijët

schedule10:35 - 8 Shtator, 2020

schedule 10:35 - 8 Shtator, 2020

Sipas një studimi, lodhja, dhimbja e kokës dhe ethet janë simptomat më të zakonshme të koronavirusit tek fëmijët. NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar) rendit tre simptoma si shenja të Covid-19 tek të rriturit dhe fëmijët:  temperaturë e lartë, kollë  e vazhdueshme dhe  humbje ose ndryshim në shqisën e nuhatjes ose shijes, raporton The Guardian

Megjithatë, të dhënat e studimit të ri tregojnë se Covid-19 prek ndryshe fëmijët në krahasim me të rriturit.

“Ne duhet të fillojmë t’u tregojmë njerëzve se cilat janë simptomat kryesore në mosha të ndryshme tha profesor Tim Spector, nga King’s College London.

Zbulimet e fundit të ekipit bazohen në raportet e simptomave midis 198 fëmijëve që rezultuan pozitivë nga pothuajse 16,000 të testuar. Ndërsa një e treta e fëmijëve që rezultuan pozitivë nuk treguan simptoma. Një nga vështirësitë e studimit është se shumë prej rasteve janë asimptomatike, transmeton abcnews.al

Më shumë se gjysma e fëmijëve (55%) që rezultuan pozitivë me Covid-19, kishin lodhje, ndërsa 54% kishin  dhimbje koke dhe pothuajse gjysma kishin ethe. Dhimbjet e fytit ishin të zakonshme në rreth 38% të fëmijëve që kishin simptoma, ndërsa gati 35% nuk kishin uri, dhe 15% kishin një skuqje të pazakontë lëkurës  dhe 13% kishin diarre. Ndërsa  simptomat tek të rriturit janë lodhja, dhimbja e kokës,  kollë e vazhdueshme, dhimbje fyti dhe humbje të nuhatjes.

Spector vuri në dukje se nga fëmijët që rezultuan pozitivë dhe kishin simptoma,  gjysma e tyre nuk kishin asnjë nga tre shenjat kryesore të renditura nga NHS. Sipas studimit skuqja e pazakontë e lëkurës ishte një nga simptomat duke theksuar faktin se duhet të merret parasysh nga të gjithë, transmeton abcnews.al

“Sigurisht që është po aq e rëndësishme sa simptomat e tjera, dhe tek fëmijët është shumë më e rëndësishme”, tha ai. “Një në gjashtë fëmijë do të kenë skuqje të lëkurës dhe në shumë raste mund të jetë shenja e vetme.

Spector tha se ndryshimi i simptomave në mosha të ndryshme ndoshta ishte për shkak të ndryshimeve në mënyrën se si sistemi imunitar reagon ndaj virusit, dhe ai tha se ekipi  u ka bërë thirrje prindërve të identifikojnë simptomat e fëmijëve të tyre në mënyrë që të ndihmojnë  në zbulimin e rasteve të reja, transmeton abcnews.al

Mjeku Tom Waterfield, i cili nuk ishte i përfshirë në studim tha se zbulimet e reja kishin kontradikta me punën e tij duke treguar se simptoma të tilla si lodhja, dhimbja e kokës ishin të zakonshme tek fëmijët me Covid-19, ndërsa simptoma të tilla si kollitja ishin më të rralla në krahasim me të rriturit.

Martin Marshall, ishte dakort me studimin. “Të kuptosh  se cilët fëmijë mund të shfaqin simptoma të ndryshme  në krahasim me të  rriturit është e dobishme në mënyrë që mjekët  dhe ekipet tona, si dhe kolegët tanë  pediatër, të identifikojnë virusin tek fëmijët dhe të marrin masat e duhura,” tha ai. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!