Studimi: Koronavirusi nuk mbijeton në ujërat e kripura

schedule15:25 - 22 Maj, 2020

schedule 15:25 - 22 Maj, 2020

Disa javë më parë, studiuesit zbuluan gjurmë të koronavirusit në ujërat e zeza, duke ngritur dyshime për qarkullimin e tij të mundshëm në det.

Të nxitur nga hapja e plazheve dhe sezoni turistik në shumë vende europiane, Instituti i Kërkimeve Franceze për Shfrytëzimin e Detit zhvilloi një studim mbi mundësinë e mbijetesën së virusit në ujërat e kripura.

Por sipas studimit koronavirusi nuk mbijeton në det.

“Ky është një lajmi i mirë për ata që do të frekuentojnë plazhet këtë verë”, thanë studiuesit e “Ifremer”.

Për të arritur në përfundimet e tyre, studiuesit francezë studiuan midhjet dhe mostra të ujit të detit të marra në pika të ndryshme në bregdetin e Francës. Ndër 21 molusqet e analizuara, asnjë nuk tregoi gjurmë të koronavirusit.

“Edhe nëse nuk mund të flasim për siguri për të gjithë molusqet dhe ujërat detare të Francës, mungesa e gjurmëve të Covid-19 i zbuluar nga studimi ynë është një lajm i mirë”, theksuan studiuesit.

Analiza të ndryshme u kryen gjithashtu në mostrat e ujërave të detit në të gjitha zonat detare të vendit. “Për momentin, nuk kemi zbuluar asnjëherë ndonjë gjurmë të Sars-COV 2.

Sidomos pasi që për këtë studim, ne jemi vendosur në zona shumë të ndotura nga shkarkimi i ujërave të zeza, kështu që ne kemi maksimizuar shanset për të gjetur virusin”, thotë Soizick Le Guyader, virolog në “Ifremer”.

Studuesit thonë se mund të notoni, por duke respektuar distancimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!