Studimi i Universitetit të Singaporit: Në këtë muaj “shuhet” epidemia e Covid-19 në Shqipëri

schedule16:20 - 29 Prill, 2020

schedule 16:20 - 29 Prill, 2020

Duke përdorur inteligjencën artificiale, një studim i bërë nga një universitet në Singapor ka llogaritur kohën se kur mund të marrë fund koronavirusi në vendet e prekura në botë. Mes vendeve që janë analizuar nga studimi i kryer nga Universitetit të Teknologjisë dhe Dizajnit të Singaporit është edhe Shqipëria.

Sipas të dhënave të publikuara, vendi ynë mund të ketë zero raste të reja me virusin korona rreth datës 2 gusht.

Ndërsa, në të gjithë botën, sipas të dhënave të llogaritura me anë të inteligjencës artificiale, epidemia e koronavirusit mund të marrë fund plotësisht më 2 dhjetor të këtij viti.

Më shpejt nga vendet e rajonit, pandemia mund të përfundojë në Maqedoninë Veriore, ku epidemia mendohet se mund të shuhet më 22 maj, shumë më shpejt se vendet e tjera të rajonit.

Kurse, në Itali, pritet që epidemia të zhduket 100 % rreth datës 10 tetor. Ndërsa, në Shtetet e Bashkuara që janë edhe vendi më i prekur në botë nga virusi, pritet që të raportohen zero raste të reja në shtator të këtij viti.

Gjithsesi, bashkë me publikimin e grafikëve, Universiteti thekson se parashikimi bëhet vetëm për arsye studimi, ndërsa paralajmëron se gjendja mund të ndryshojë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!