Studimi i ri në Gjermani: Koronavirusi përveç mushkërive dëmton edhe zemrën

schedule16:31 - 10 Korrik, 2020

schedule 16:31 - 10 Korrik, 2020

Ditë pas dite më shumë detaje bëhen të njohura rreth Covid-19.

Një studim i ri së fundmi nga Hamburgu ka dalë në rezultatin se virusi ndikon edhe në qelizat në zemër.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, më shumë se 12.2 milion njerëz në të gjithë botën tashmë janë infektuar me koronavirus, dhe më shumë se 554,000 njerëz kanë vdekur.

Vendi që ka regjistruar më shumë të infektuar me më shumë se 3.1 milion raste,  janë Shtetet e Bashkuara ndërsa më shumë se 133,000 njerëz tashmë kanë vdekur.

Sipas një studimi të ri nga Qendra Mjekësore Universitare Hamburg-Eppendorf (UKE), ka dalë në përfundimin se koronavirusi mund të ndikojë në zemër.

“Sars-CoV-2 mund të infektojë dhe shumëfishojë qelizat e zemrës”, tha drejtuesi i studimit Dirk Westermann.

Përveç kësaj, virusi është në gjendje të ndryshojë aktivitetin e gjenit të qelizave të infektuara të zemrës.

“Sidoqoftë, nuk mund të sqarohet përfundimisht nëse kjo do të ndikonte në rrjedhën e sëmundjes së pacientëve me zemër”, thuhet në një deklaratë.

Aktiviteti i gjenit të ndryshuar në qelizat e zemrës mund të ketë pasoja afatgjata për shëndetin e të prekurve.

Në të ardhmen, testet e kontrollit për pacientët që jetojnë dhe që kanë kaluar Covid-19, do të duhet të jenë të nevojshme.

Sipas UKE, 39 pacientë me probleme kardiake të cilët ishin të infektuar me Sars-CoV-2, dhe që ishin mesatarisht 85 vjeç, në rreth dy të tretat e këtyre pacientëve, studiuesit kishin identifikuar virusin në indet e zemrës.

Në 16 raste prej tyre, studiuesit konstatuan se virusi kishte dhënë efekte klinike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!