Studimi i ri: Koronavirusi infekton gojën dhe përhapet në pështymë

schedule09:19 - 26 Mars, 2021

schedule 09:19 - 26 Mars, 2021

Studiuesit thonë se kanë gjetur prova se koronavirusi infekton gojën, duke përfshirë brendësinë e faqeve, mishrat e dhëmbëve dhe gjëndrat e pështymës. Gjetjet e tyre, të detajuara në revistën Nature Medicine, shpjegojnë se kjo është dhe arsyeja pse shumë njerëz humbasin shijen kur infektohen. Ata thonë se goja është një burim kryesor i përhapjes së virusit, shkruan CNN, informon abcnews.al.

“Kur pështyma e infektuar gëlltitet ose thithim grimca të vogla të saj, ne mendojë se transmetojmë SARS-CoV-2 më tej në fyt, mushkëri, apo edhe në zorrë”, tha Dr. Kevin Byrd i Shoqatës Amerikane të Shkencave të Dhëmbëve dhe Instituti i Kërkimeve, i cili ka punuar në studim.

Dihet që testimi i pështymës është një mënyrë e mirë për të zbuluar infeksionin e koronavirusit, por studiuesit nuk e kishin parë në këtë aspekt. Goja, hunda, sinuset, fyti dhe mushkëritë janë të gjitha të lidhura, dhe virusi mund të përhapet në të gjitha ato rajone në mukus.

Ne dyshonim që të paktën një pjesë e virusit në pështymë mund të vinte nga indet e infektuara në gojë”, tha Dr. Blake Warner i Institutit Kombëtar të Kërkimeve Stomatologjike dhe Kraniofaciale, një nga Institutet Kombëtare të Shëndetit, i cili ndihmoi në udhëheqjen e studimi, informon abcnews.al.

Studiuesit testuan indet orale dhe gjetën se qelizat brenda gojës mbajnë receptorët që koronavirusi përdor për t’i infektuar, përfshirë receptorin ACE2. Ata kontrolluan mostrat e indeve të gojës nga njerëzit që vdiqën nga Covid-19 dhe gjetën virusin në rreth gjysmën e gjëndrave të pështymës që testuan.

Ata testuan njerëz me Covid-19 të lehtë ose asimptomatik dhe gjetën se qelizat e derdhura nga goja në pështymë mbartnin ARN aktive, një tregues që virusi po replikohej në qeliza.

Studiuesit gjetën gjithashtu prova se njerëzit që testojnë negativë pas një tamponi hunde nganjëherë vazhdojnë të jenë pozitivë në një test pështymë.

“Këto të dhëna nxjerrin në pah mundësinë që virusi të pastrohet nga nazofaringu por mund të qëndrojë në pështymë, duke sugjeruar derdhje të qëndrueshme të virusit nga faqet orale të infektuara me SARS-CoV-2”, shkruajnë ata./e.b-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!