Studimi i fundit, cilët persona rrezikohen më shumë nga koronavirusi?

schedule09:09 - 18 Shkurt, 2020

schedule 09:09 - 18 Shkurt, 2020

Kina ka publikuar detajet e para të më shumë se 70,000 rasteve të Covid-19, në studimin më të madh që ka bërë prej fillimit të shpërthimit.

Të dhënat nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CCDC) zbuluan se më shumë se 80% e rasteve kanë qenë të lehta dhe më të rrezikuar janë ata persona që janë të sëmurë dhe të moshuarit.

Studimi tregon gjithashtu se ka një rrezik të lartë edhe për për personelin mjekësor.

Ky studim vjen menjeherë  pasi një drejtor spitali në Wuhan vdiq nga virusi të martën.

Liu Zhiming, 51 vjeç, ishte drejtori i Spitalit Wuchang në Wuhan – një nga spitalet kryesore në epiqendrën e virusit.

Hubei, provinca në Wuhan është më e prekuara në vend.

Raporti nga CCDC tregoi se niveli i vdekjeve  është 2.9% krahasuar me vetëm 0.4% në pjesën tjetër të vendit.

Shifrat e fundit zyrtare të Kinës të publikuara sot tregojnë se numri i të vdekurve ka arritur  në 1,868 dhe 72,436 janë të infektuar.

Më shumë se 12,000 njerëz janë shëruar, sipas autoriteteve kineze.

 

Disa nga përfundimet e arritura të studimit:

Rreth 80.9% e infeksioneve klasifikohen si të lehta, 13.8% si të rënda dhe vetëm 4.7% si kritike.

Shkalla më e lartë e vdekshmërisë është për njerëzit e moshës 80 vjeç me 14.8%.

Për fëmijët deri në 9 vjeç nuk ka patur fatalitete dhe po ashtu deri në moshën 39 vjeç, shkalla e vdekjes mbetet e ulët në 0.2%.

Për grupmoshat e tjera shkalla e fatalitetit rritet gradualisht: Për njerëzit në të 40-tat e tyre është 0.4%, në të 50-tat e tyre është 1.3%, në të 60-tat e tyre është 3.6% dhe të 70-ta të tyre është 8%.

Duke parë raportin e gjinisë, burrat kanë më shumë gjasa të vdesin (2.8%) sesa gratë (1.7%).

Duke identifikuar se cilat sëmundje ekzistuese i rrezikojnë pacientët, studimi zbulon se sëmundjet kardiovaskulare janë numri një duke u pasuar nga diabeti, sëmundja kronike e frymëmarrjes dhe hipertensioni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!