Studimi francez: Popullsia globale do të arrijë në 10 miliardë

schedule14:20 - 20 Shtator, 2017

schedule 14:20 - 20 Shtator, 2017

Brenda 30 viteve, popullsia globale do arrijë në 10 miliardë, duke u rritur me rreth 30%. Të dhënat i takojnë një studimi francez, sipas të cilit rritjen më të madhe pritet ta ketë Afrika, me dyfishim të popullsisë.

Brenda 30 viteve popullsia e botës do të rritet me rreth 30 %. Në këtë përfundim arrin një studim i Institutit Francez për Studime Demografike. Sipas këtij studimi parashikohet që popullsia e globit të arrijë 10 miliardë deri në vitin 2050. Kjo do të thotë se për 30 vitet e ardhëshme popullsisë së botës do ti shtohen 2.5 miliardë njerëz, nga 7.5 miliardë që është aktualisht.
Ritmin më të madh të shtimit parashikohet ta ketë Afrika. Popullsia në të ashtuquajturin “kontinent të zi” pritet të dyfishohet, nga 2.1 miliardë që është aktualisht. Studimi merr si shembull shtetin afrikan të Nigerit, ku një nënë sjell mesatarisht në jetë 7 fëmijë gjatë jetës së saj. Nigeri ka edhe nivelin më të lartë në botë të lindshmërisë.
Por Afrika ka gjithashtu edhe nivelin më të lartë të kequshqyerjes së fëmijevë dhe të varfërisë në shkallë globale, çka përbën një prej shqetësimeve kryesore të zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara.
Lindshmëri të lartë kanë edhe vende të tjera që shquhen si jo stabël, si gadishulli arabik, Afganistani, India e Pakistani. Në këto vende, nënat lindin mesatarisht 3 ose më shumë fëmijë.
Megjithatë mesatarja e lindshmërisë në shkallë globale ka rënë në mbi 2 fëmijë për nënë nga 5 që ishte 70 vjet më parë. Vendet më të populluara të botës janë aktualisht Kina, India, Pakistani, Shtetet e Bashkuara, Indonezia, Brazili e Nigeria. Në total, në këto vende jetojnë rreth 4 miliardë njerëz më shumë se gjysma e popullsisë aktuale të globit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!