Sipas dy studimeve të botuara të mërkurën, mbrojtja imune nga dy doza të vaksinës Pfizer bie pas dy muajsh, ndërsa mbrojtja kundër simptomave të rënda, shtrimit në spital dhe rreziku i vdekjes mbeten në nivele të njëjta, shkruan CNN
Studimet, nga Izraeli dhe nga Katari të botuara në New England Journal of Medicine, mbështesin argumentet që edhe personat e vaksinuar plotësisht kanë nevojë të marrin masa paraprake kundër infeksionit.
Një studim nga Izraeil, i cili mori në studim 4,800 punonjës të kujdesit shëndetësor nxori në pah se nivelet e antitrupave reduktohen me shpejtësi pas dy dozave të vaksinës “veçanërisht në mesin e burrave, midis personave mbi 65 vjeç ose më të moshuar dhe midis personave me sistem të dobët imunitar, raporton abcnews.al
Gjithashtu, imuniteti për personat që vaksinohen pas infeksionit natyral të Covid-19 zgjat më shumë. Ndërsa studimi nga Katari, mori në studim rastet aktuale të të vaksinuarve të cilën ishin vaksinuar me Pfizer.
“Mbrojtja e shkaktuar nga Pfizer kundër infeksionit rritet menjëherë pas dozës së parë, dhe arrin kulmin në muajin e parë pas dozës së dytë, dhe pastaj gradualisht zbehet në muajt pasues,” sipas Laith Abu-Raddad nga Weill Cornell Medicine-Katar dhe kolegëve të tij.
“Zbehja duket se ndodh pas muajit të katërt, duke arritur një nivel të ulët afërsisht 20% në muajt pasardhës,” shtuan ata.
Sidoqoftë, mbrojtja kundër shtrimit në spital dhe vdekjes është deri në 90%. Pfizer ka argumentuar se imuniteti nga dy dozat e para të vaksinës fillon të “zhduket” pas disa muajsh. Muajin e kaluar, Pfizer mori autorizimin nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave për doza përforcuese të vaksinës së saj, gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë, raporton abcnews.al
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomanduan që personat mbi 65 vjeç, ata me probleme të tjera shëndetësore, dhe njerëzit me rrezik të lartë të infeksionit, siç janë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të burgosurit duhet të marrin doza përforcuese.
Izraeli ka vaksinuar të gjithë popullsinë e tij dhe ka kërkuar që njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar të marrin dozën e tretë. Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 6 milion njerëz kanë marrë një dozë të tretë të vaksinës dhe mesatarisht numri i personave që kanë marrë një dozë përforcuese është më i lartë se numri i njerëzve që janë vaksinuar për herë të parë.
/abcnews.al