Studimi/ Duhen mesatarisht 5 ditë që simptomat e koronavirusit të shfaqen

schedule08:42 - 10 Mars, 2020

schedule 08:42 - 10 Mars, 2020

Duhen mesatararisht rreth pesë ditë që të shfaqen simptomat e Covid-19, thotë një studim i ri i botuar në Annals of Internal Medicine, një revistë mjekësore akademike e botuar nga Kolegji Amerikan i Mjekëve.

Shën.red. Annals of Internal Medicine është një nga revistat mjekësore më të specializuara dhe më me ndikim në botë.

Kolegji Amerikan i Mjekëve tha se 97.5% e të infektuarve shfaqin simptoma brenda 12 ditëve nga infektimi me virus. Koha e inkubacionit është pesë ditë shkruan CNBC

Shën.red Inkubacion, është koha që kur mikrobet, bakteret, viruset hyjnë në një organizëm deri kur shfaqen shenjat e para të sëmundjes dhe periudha gjatë së cilës sëmundja zhvillohet pa u vënë re.

Në studim u morën 50 provinca, rajone dhe vende në Wuhan, Kinë, epiqendra e koronavirusit. “Bazuar në të dhënat e disponueshme, studiuesit vlerësuan se mesatararisht periudha e inkubacionit është 5.1 ditë. 97.5% e njerëzve shfaqin simptoma brenda 11.5 ditëve,” shkruajnë studiuesit.

Gripi sezonal, i cili ka infektuar 34 milion njerëz deri më tani në SHBA këtë sezon, ka një periudhë inkubacioni nga një deri në katër ditë.

Të dy viruset kanë simptoma të ngjashme, nga të cilat disa zyrtarë shëndetësorë frikësohen se do të shkaktojnë gabim diagnostikimet. Simptomat e zakonshme të gripit përfshijnë ethe, kollë, dhimbje të fytit dhe dhembje. COVID-19  Simptomat  përfshijnë ethe, kollitje dhe vështirësi në frymëmarrje.

Megjithëse virusi mendohet se përhapet kryesisht nga personi në person përmes kontaktit të ngushtë dhe piklave nga tështima ose kolla. Është gjithashtu e mundur që njerëzit  mund t’a përhapin virusin pa shfaqur simptoma./abcnews.al