Studimi: Covid-19 nuk është një sëmundje e frymëmarrjes por vaskulare

schedule14:56 - 6 Maj, 2021

schedule 14:56 - 6 Maj, 2021

Nga Rafael Cereceda, euronews

Sipas një studimi nga Universiteti i San Diego, Covid-19 nuk është një sëmundje e frymëmarrjes por një sëmundje vaskulare. Kjo mund të shpjegojë mpiksjen e gjakut te disa pacientë me COVID dhe probleme të tjera si ënjtje të kyçeve, të cilat nuk janë simptoma klasike të një sëmundjeje të frymëmarrjes.

Studimi, i botuar në revistën Circulation Research  tregon me saktësi se si virusi dëmton qelizat e sistemit vaskular. Përveç simptomave të ndryshme të COVID-19 që përkojnë me problemet e frymëmarrjes, ka probleme të tjera kardiovaskulare që prekin pjesë të tjera të trupit.

Ajo çfarë nuk dihej deri tani është se ekipi që zhvillon studimin, i cili përfshin shkencëtarë nga Instituti SALK, nxori në pah mënyrën se si virusi sulmon sistemin vaskular ose të qarkullimit të gjakut.

Proteina Spike  sulmon receptorin ACE2, duke dëmtuar mitokondritë që gjenerojnë energjinë e qelizave, duke dëmtuar kështu endotelin(gjak që mpikset lehtë). Kjo është diçka që shumë shkencëtarë e kanë vënë re edhe më përpara, por nuk dihej roli i saktë i proteinës Spike.

Shkencëtarët krijuan një pseudovirus për studimin, i cili kishte vetëm proteinën Spike, por jo pjesën tjetër të virusit, për të testuar në laborator se kjo proteinë është e mjaftueshme për të shkaktuar sëmundje, raporton abcnews.al

Efektet në sistemin e frymëmarrjes janë pasojë e inflamacionit të indeve vaskulare në mushkëri.

“Shumë njerëz  mendojnë se Covid është një sëmundje e frymëmarrjes, por në të vërtetë është një sëmundje vaskulare”, tha profesori Uri Manor, i cili është bashkë-autor i studimit.

“Kjo mund të shpjegojë pse disa njerëz kanë goditje në tru dhe pse disa njerëz kanë probleme në pjesë të tjera të trupit. E përbashkëta midis tyre është që të gjithë kanë probleme vaskulare.”

Profesori Rafael Manez Mendiluce, i cili ka trajtuar pacientët me COVID-19 për një vit në Spitalin Universitar Bellvitge, tha se kjo nuk është befasi, duke pasur parasysh pacientët që ai ka kuruar.

Një vit më parë, ai tha se rreziku më i madh i COVID-19 ishin simptomat inflamatore të pacientëve. Ai gjithashtu tha se mpiksjet e gjakut janë fenomene që ndodhin te viruse të tjera. Manez Mendiluce tha sëmundjet vaskulare nuk ndodhin vetëm te pacientët që janë të sëmurë më rëndë, pasi infeksioni tashmë ka “pushtuar” traktin respirator, duke u përhapur në gjak.

“Në përgjithësi te pacientët me simptoma të lehta, infeksioni është i kufizuar vetëm në rrugët e sipërme të frymëmarrjes,” tha ai.

Ai gjithashtu beson se sëmundjet vaskulare mund të ketë lidhje me përgjigjen inflamatore të sistemit imunitar të pacientit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!