Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Studimi britanik: Koronavirusi u shfaq në Kinë në nëntor të 2019

schedule08:29 - 25 Qershor, 2021

schedule 08:29 - 25 Qershor, 2021

Sipas një studimi të ri britanik, koronavirusi u shfaq në 17 nëntor, disa javë para datës zyrtare të pandemisë, dhe një muaj përpara identifikimit të rastit të parë në fillim të dhjetorit në Wuhan.

Studimi, i udhëhequr nga Dr. David Roberts, vërteton edhe njëherë teorinë e shkencëtarëve se pandemia kishte filluar më herët dhe më pas u përhap me shpejtësi në të gjithë botën. Sipas vlerësimeve të reja, rasti i parë jashtë Kinës  u raportua në Japoni më 3 janar 2020, rasti i parë në Europë  u raportua në Spanjë më 12 janar 2020 dhe në SHBA më 16 janar.

Sipas studiuesve, shfaqja e koronavirusit të ri  para se të infektonte njerëzit ka ndodhur gjatë vjeshtës së 2019, pa pasur dijeni për çfarë bëhej fjalë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!