Studimi: Alkooli largon toksinat nga truri

schedule17:50 - 5 Shkurt, 2018

schedule 17:50 - 5 Shkurt, 2018

Pak verë pas një dite të lodhshme pune jo vetëm që të ndihmon të qartësosh mendjen, por mesa duket të ndihmon edhe ta pastrosh atë.

Kërkuesit nga Universiteti i Rochester kanë zbuluar se dozat e ulëta të alkoolit ndihmojnë trurin që të pastrojë toksinat, duke përfshirë edhe ato që lidhen me sëmundjen e Alzheimerit.

“Marrja në sasi të mëdha ka padyshim efekte të ndryshme në sistemin qëndror nervor. Sidoqoftë, në këtë studim ne kemi treguar për herë të parë se dozat e vogla me alkool janë të shëndetshme për trurin, sepse përmirësojnë aftësinë e trurit për të larguar mbetjet”, tha drejtuesi i projektit kërkimor, Maiken Nedergaard.

Sipas “The Mirror”, eksperimentet e studimit u provuan te minjtë. Në momentin që minjtë u ekspozuan drejt dozave të ulëta të alkoolit, truri i tyre ishe më efiçent në largimin e toksinave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!