Studentja 22-vjeçare nga Tepelena me koronavirus sillet me urgjencë te Infektivi

schedule13:31 - 9 Korrik, 2020

schedule 13:31 - 9 Korrik, 2020

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 5 raste të reja në qarkun e Gjirokastrës. Gazetari Orgest Sako bën të ditur për abcnews.al se një nga rastet është një studente nga fshati Nivicë i Tepelenës.

Studentja 22-vjeçare po sillet me autombulancë tek spitali Infektiv në Tiranë, pasi gjendja e saj është përkeqësuar.

Ndërkaq, një pedagoge në fakultetin e Ekonomisë në Gjirokastër po ashtu ka rezultuar pozitive me koronavirus. Dyshohet se kjo e fundit e ka marrë virusin nga studentët e ardhur nga rrethet. /abcnews.al