Infektohet me koronavirus një pedagoge në Gjirokastër

schedule10:03 - 9 Korrik, 2020

schedule 10:03 - 9 Korrik, 2020

Një pedagoge në Gjirokastër ka rezultuar pozitive me koronavirus. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një pedagoge në Fakultetin e Ekonomikut në Gjirokastër, të universitetit “Eqerem Çabej”.

Pas kësaj është mbyllur departamenti ku pedagogia ka dhënë mësim. Dyshohet se virusin ajo e ka marrë nga studentët e ardhur nga rrethet. Pedagodia ka pasur simptoma si diare, temperaturë dhe humbje te shqisës së nuhatjes.

Prej fillimit të qershorit situata nga koronavirusi në vend është rënduar. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e djeshme se kanë humbur jetën 2 pacientë të tjerë tek Infektivi, duke e çuar deri më tani në 83 numrin e humbjeve në jetë. /abcnews.al