Me protestën e sotme para Ministrisë së Arsimit, studentët arritën të anulojnë VKM-në që tarifonte kreditet për lëndët mbetëse, por mesa duket nuk përfundon me kaq. I ftuar në “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori, Edison Lika, i cili është një ndër studentët që është ngritur të protestojë u shpreh se sërish nesër do të bojkotohet mësimi në mënyrë që të plotësohen edhe kushtet e tjera të kërkuara. Më kryesori ai i përgjysmimit të tarifës.
“Ata u frikësuan kur ne sot ishim më të fortë dhe më të qartë se dje se e duam me çdo kusht dhe nuk kërkojmë negociata. Në orën 8 do mblidhen para secilit fakultet dhe do bllokojmë jetën universitare dhe pastaj do nisemi prap drejt Ministrisë, se çdo të bëhet më tej, atë e di Ministria nuk e dinë studentët”, u shpreh ai.
Ai theksoi se nuk do ketë asnjë negociatë me ministrinë pasi kushtet janë të shënuara në letër.
“Negociata është në fletë,ëshë përgjysmimi i tarifave. Kjo ka marrë fund. Çdo grupim i vogël është i kompromentueshëm. E kupton se nuk kemi çfarë të diskutojmë. Kërkesa jonë është legjitime. Për çfarë do dikutojmë?Ne nuk e dimë për çfarë do negociojmë. Ne kemi 4-5 vite që protestojmë dhe ata e bënin një vesh shurdh. E në momentin që u bëmë kaq do e bëjmë ne një vesh shurdh për kërkesat”, tha ai.
Sipas Likës ka një zgjidhje për të arritur përgjysmimin e tarifave dhe kjo është në dorë e qeverisë, e cila mund të ulë shifrën tavan që u cakton universiteve dhe të rrisë buxehtin për arsimin.
“Kryeministri, ministrja e me radhë kanë dashur që ta shpërqëndrojnë gjithmonë opinionin publik duke thënë se tarifat i vendosin universitetet. Por kjo është e gabuar sepse shteti vendos një shifër tavan mbi të cilat universitetet nuk mund ta kalojnë por njëkohësisht jep edhe një buxhet për arsimin. Çka do të thotë se universitetet përkatëse thjesht mund t’i afrohen asaj shifrës tavan, e cila është bie fjala 400 mijë lekë, ama nëse shifra tavan ulet në 200 mijë lekë atëherë fakulteteve nuk i mbetet gjë tjetër vetëm t’i ulen tarifat. Ky është thelbi i gjësë. Është shumë i thjeshtë por e kanë bërë të komplikuar qeveritarët tanë”, tha Lika.
I riu u shpreh në studio se ka parë jo vetëm studentë në protestë, por edhe qytetarë. Përsa i përket implikimit të politikës në këtë protestë ai u shpreh i sigurtë se do qëndrojnë larg saj.
“Është normale që politika do të afrohet që të fitojë kapital politik me këtë kauzë, por studentët njëzëri, ndoshta hera e parë thirrja më e fortë që është bërë ka qenë larg partitë nga universiteti, kjo ka bërë që protesta të ketë qenë si ajo sot, kjo do jetë ajo që do e bëjë të jetë protesta më e fortë edhe nesër.E nëse ndosh ndryshe ju siguroj që do jetë ndryshe. Me ç’kam parë unë, vullnetin e studentëve, jam i sigurtë që do arrijnë t’i mbajnë duart larg protestës”, u shpreh Lika./abcnews.al