Studenti motivon protestuesit me poezinë e Ali Asllanit, qytetari: Ejani t’i marrim me shkelma

schedule18:02 - 6 Tetor, 2021

schedule 18:02 - 6 Tetor, 2021

Një grup qytetarësh protestuan mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë me pankarta dhe bukë në duar kundër rritjes së çmimeve. Një qytetar që u prezantua si naftëtar ngriti pyetjen “Ku shkojnë pasuritë tona? Unë jam naftëtar. T’i marrim me shkelma dhe t’i heqim se po na marrin shpirtin” tha ai.

Ekonomisti Pano Soko kishte një tjetër version për arsyen e rritjes së çmimit të energjisë. “Po e bëjnë për të mbuluar vjedhjet e tyre. Duan të rrisin çmimet e energjisë se humbjet janë katastrofike. Bashkë për të treguar se këtu është limiti, nuk kalon përtej kësaj” tha ai.

Lexo edhe: Rritja e çmimeve, protestë para Kryeministrisë me bukë në duar, Binaj: Ngrini zërin

Një i ri motivoi grupin e qytetarëve kundër politikanëve me poezinë “Hakërrim” të Ali Asllanit. “Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka, mtë pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka! Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe, gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe”.

Një tjetër u bëri thirrje qytetarëve. “Iluminati dhe masonët kanë vendosur të qeverisin botën përmes kriminelëve prandaj çohuni kundër hajdutëve”. Protesta nisi në orën 17:00 dhe ishte paqësore./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!