Në Universitetet publike të Tiranës nuk po zhvillohet mësim. Studentët vazhdojnë bojkotin. Në fakultetin e drejtësisë dera është bllokuar me tavolina e karrike, ndërsa situatën e bojkotit e tregojnë qartë parrullat e afishuar nëpër xhama.
Në Fakultetin e Histori-Filologjisë dhe të Gjuhëve të Huaja mësimi është pezulluar pothuajse plotësisht. Kurse një numër i vogël studentësh kanë zgjedhur të vazhdojne mësimin, edhe pse të tjerë studentë të fakultetit u kërkojnë t’u bashkohen bojkotit.
E njëjta situatë është edhe te fakulteti Ekonomik, ku kamera e ABC News nuk u la të filmojë përtej derës se jashtme të ndërtesës. Në ndihmë të rojeve private ishin edhe punonjës të policisë së rendit. Ndryshe nga herët e mëparshme që qëndronin jashtë ambienteve të universiteteve, këtë herë prania policisë ishte brenda tyre.
Shumë studente të Fakultetit Ekonomik ishin të pranishëm në auditore, por mësimi nuk zhvillohet të paktën deri të premten.
“Nuk ka studentë që zhvillojnë mësim janë studentë që po diskutojnë për atë që do të ndodhë më tej. Kemi bojkot edhe për ditën e nesërme”.
Auditoret dhe mjediset e tjera janë bosh edhe në Universitetin Ppoliteknik në Tiranë. Bojkoti vazhdon dhe nuk dihet edhe për sa kohë akoma në këto mjedise do të ketë heshtje.
“Bojkotimi do vazhdojë ne kemi oragnizuar një mbledjennesër, që do diskutojme për mënyrës si do ta vazhdojë protesta, kemi shumë lloj idesh.
Ne jemi më shumë në protestë brenda fakultetit, duam zgjidhje dhe nga fakultetit, jo vetëm nga qeveria. Se qeveria pak a shumë e bëri punën e saj, plotësoi disa kërkesa. Nëse je i paaftë të administrosh dhe ke qenë pjesë e sistemit për 25 vjet, nëse je i paaftë dhe nuk mundesh, jep dorëhëqjen se ka të tjerë më të aftë se ti”.
Gazetar: Andi Qosja
/abcnews.al