Edhe në këtë ditë të 7-të të protestës, më masivja deri më sot e studentëve, kta të fundit refuzojnë të dialogojnë mbi kërkesat e parashtruara prej ditësh tashmë për ministrinë dhe kryeministrin.
Studenti 1: Absolutisht nuk mund të ketë dialog sepse kërkesat janë të qarta. Siç kemi thënë janë kërkesa bazike.
Studenti 2: Siç e shikoni këtu nuk ka përfaqësi dhe nuk asnjë kryesi që të shkojë të dialogojë. Siç e dimë gjithkush shkon të dialogojë dhe të shitet. Siç ndodh këtu që paguhet lekë për të folur e gjëra të tjera.
Studentja 3: Një urë komunikimi mund të ndërtohet vetëm duke i plotësuar kërkesat tona. Duke i miratuar kërkesat tona.
Studenti 4: Të paktën nga eksperienca ime personale përfaqësitë nuk kanë zgjidhur gjë, por kanë dhënë një rezultat, një zgjidhje jo e pëlqyeshme për pjesën e studentëve. Kemi vendosur që kërkesat dhe të drejtat tona janë kërkuar në rrjetet sociale dhe media. Automatikisht i shkojnë dhe Kryeministrit në zyrë dhe në momentin që merr vesh kërkesat le të marrë një vendim për cilat pranohen ose jo sipas atij dhe pastaj shohim si do jetë rezultati, por deri në atë moment sa nuk merremi parasysh ne do jemi këtu.
Studenti 5: E thëna nga e bëra janë shumë larg. Në qoftë se ne duam të jenë të shkruajtura, të jenë me vendime siç ato duhet të jenë.
Studentja 6: Nëse kushtet nuk plotësohen. Nuk ka negociata. Ne duam ligje konkrete dhe nëse nuk ka një ligj që na ndihmon ne studentëve të përballojmë jetesën këtu në Tiranë ne të ardhurit nga rrethet nuk mund ta ndalim protestën. Një ndalje e protestës do sillte një neglizhim shumë të madh nga qeveria për kërkesat që ne kemi. Nëse ne nuk na plotësohen kërkesat tona që janë të domosdoshme ne do të futemi në grevë urie.
Studenti 7: Ne pranojmë të dialogojmë nëse ata plotësojnë kërkesat tona duke filluar që nga e drejta që një person ka nga një shtet, i cili është social.
Studenti 8: Problematika më e madhe është degjenerimi i gjithë këtij sistemi arsimor në këto kushte ku jemi sot. Ku degjenerim vazhdon me kohë. Ne nuk jemi këtu për të folur për politikë, për njërën anë apo një tjetër. E gjithë klasa politike nga ’90 deri këtu e kanë çuar deri në fund dhe i kanë vënë shqelmin.
/abcneës.al