Studentët shqiptarë, me “nam” në Turqi: 8 të parët e Universitetit Teknik të Stambollit

schedule13:15 - 27 Gusht, 2020

schedule 13:15 - 27 Gusht, 2020

Studentët shqiptarë vijojnë të marrin rezultate të shkëlqyera në universitetet botërore.

Sëfundmi është shpallur lista e të diplomuarve me nota të shkëlqyra në Universitetit Teknik të Stambollit, ku 8 të parët janë pikërisht studentë nga Shqipëria.

Ndërkohë, për shkak të notave të larta, universiteti është detyruar që të mos shpallë një të parë, por katër të parë dhe të gjithë ata janë shqiptarë.

Renditja e studenteve

Katër të parët janë: Emiljo Mëhillaj në degën Inxhinieri Elektronike dhe Telekomunikacioni;  Bianka Pajo në degën Inxhinieri Ndërtimi si edhe Sigela Muharremi dhe Alueda Kuka në degën e Ekonomisë, raporton abcnews.al.

Ndërkohë, të dytët e universitetit janë shpallur Arlind Billa në degën Inxhinieri Elektronike dhe Telekomunikacioni dhe Xhoela Bame në degën Biologji Molekulare dhe Gjenetikë.

Vendin e tretë e mori Alket Çiku në degën Inxhinieri Ndërtimi me mesatare 3.94.

Autoriteteve të universitetit u ka bërë përshtypje fakti se tetë të parët e këtij viti ishin shqiptarë, ndërsa po ashtu, e para e vitit të kaluar ishte sërish një shqiptare dhe pikërisht Ida Gjergji. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!