Studentët protestë përpara Ministrisë së Arsimit, policia: Shpërndahuni, do zbatojmë ligjin!

schedule10:37 - 2 Nëntor, 2020

schedule 10:37 - 2 Nëntor, 2020

Studentët protestojnë sot për masat e marra nga qeveria për zhvillimin e mësimit online.

Ata janë mbledhur në orët e para të mëngjesit përpara Ministrisë së Arsimit.

Siç shihet në videon e siguruar nga ABC, ata kanë filluar tashmë protestën me pankarta në duar.

Studentët pretendojnë se jo të gjithë kanë mundësi të sigurojnë pajisje teknologjike për zhvillimin e mësimit online.

Në mbështetje të tyre i janë bashkuar protestës edhe disa pedagogë.

Policia ndërkohë është duke i bërë thirrje për tu shpërndarë pasi sipas masave të marra për shkak të pandemisë, grumbullimet nuk lejohen.

“Policia do të zbatojë ligjin”, bëjnë thirrje blutë e kryeqytetit me megafon.

Dje në rrjetet sociale studentët kanë lajmëruar se sot do të protestonin para Ministrisë së Arsimit, në orën 10.00. dhe një orë më pas, 11:00 do të protestonin përpara Ministrisë së Shëndetësisë.

Ata kërkojnë në ditën e parë të rifillimit të Universitetit, që mësimi të zhvillohet në auditore.

n.d./abcnews.al