Studentët protestë për tarifat

schedule15:50 - 29 Maj, 2018

schedule 15:50 - 29 Maj, 2018

Studentë të Shkencave Teknike Mjekësore kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protestë përpara Universitetit të Mjekësisë në Tiranë. Shkak është bërë pagesa që thonë se duhet të kryejnë për vitin e ardhshëm nëse kanë provime të pashlyera.

Studentët e vitit të tretë të Shkencave Mjekësore kanë dalë sërish në protestë. Ata tregojnë se për të shyler provimet e prapambetura duhet të paguajnë të plotë tarifën e vitit të ardhshëm akademik.

“Unë nuk jam i barabartë me një student të një fakulteti tjetër. Unë detyrohem paguaj 400 mijë lekë. Ndërsa ai studenti tjetër paguan vetëm 20 mijë lekë për kredit. Si është e mundur kjo gjë”?

Dekania e Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore mohon pretendimin e studentëve dhe thotë se ata paguajnë vetëm kreditet.

“Në fakt, unë nuk e kam lexuar kështu vendimin e Këshillit të Ministrave. Unë e kam lexuar që studenti përsëritës do paguajë tarifën e studimit dhe kreditet e mbartura. Me ankesën e studentëve jam njohur javën e kaluar. Jam njohur me studentët që mbaronin vitin e tretë. Pra nuk përsërisnin vitin akademik por kishin vetëm një ose dy provime të mbartura. Kemi kërkuar interpretim juridik për këtë grup studentësh”.

Për këtë problem pritet të vendosë të mërkurën Bordi Drejtues i Universitetit.  Studentët paralajmerojnë se nëse ai nuk merr parasysh kërkesën e tyre do të përshkallëzojnë protestat./abcnews.al