Të paktë në numër studentët kanë ripërsëritur kërkesën për rikthim në universitete fizikisht.
Ata shprehen se dy javët e mësimit online nuk kanë funksionuar.
Në shumë raste nuk kanë mundur të bëhen pjesë e platformës për shkak të rëndesës në sistem si dhe kanë pasur përplasje me oraret.
Marash Loku është një student nga Fakulteti i Drejtësisë.
Ai sugjeron që duke respektuar masat studentët të rikthehen në auditore të paktën për seminaret.
“Kërkojmë ndaj Ministrisë që të ketë një përgjigje të menjëhershme, të paktën të kërkesës që ne kemi bërë për seminaret.
Studentët paralajmërojnë se do të ngrenë padi për Ministrinë për dëmin financiar që i ka shkaktuar studentëve.
Më te prekur në këtë drejtim janë studentët nga rrethet.
“Do të padisim Ministrinë e Arsimit për dëme ndaj studentëve, pasi studentët morën shtëpitë me qira, konvikte, të gjitha shpenzimet”, tha ai.
Studentët i kanë kërkuar Ministrisë që të përgjysmojë tarifat e regjistrimit, të rimbursojë qiratë si dhe të sigurojë pagesën për internetin dhe teknologjinë./abcnews.al/