Studentët kërkojnë realizimin e provimeve online, Hoxha: Disa provime do të realizohen në auditore

schedule15:57 - 20 Maj, 2021

schedule 15:57 - 20 Maj, 2021

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të studentëve për t’u rikthyer në auditore, pjesa më e madhe e tyre kanë kërkuar që provimet të bëhen online. Kjo kërkesë është marrë në konsideratë nga rektorati. Mirëpo rektori i UT, Artan Hoxha, thotë se disa provime do të zhvillohen në auditore, për shkak të specifikave të tyre.

“Studentët kërkojnë që të përfundojnë edhe provimet online. Parimisht provimet në tërësi do zhvillohen online, kurse ato programe që kanë specifikë do kenë mundësi që t’i zvhvillojnë provimet në auditorë.”

I pari që do të nis sezonin e provimeve është fakulteti i Drejtësisë, në datën 20 maj. Për universitetet e tjera, sezoni do të nis në muajin qershor.

“Më i afërti është fakulteti i Drejtësisë, pas datës 20 të këtij muaji. Pastaj në qershor janë kryesisht provimet në fakultetet e tjera.”

Dekani i fakultetit të gjuhëve të huaja, Artur Sula humbi jetën si pasojë e Covid-19.

Këtë të enjte është bërë edhe prezantimi i dekanes së re, Esmeralda Kormidha. Gjatë prezantimit ajo tha se për studentët këtë sezon do të ketë lehtësira, për shkak të vështirësive që ka pasur ky vit akademik. /abcnews.al/