Studentët dhe pedagogët bëhen bashkë në ambientet e universiteteve, në mbështetje të familjarëve të viktimave në Koçan

schedule13:24 - 17 Mars, 2025

schedule 13:24 - 17 Mars, 2025

Studentët dhe profesorët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, këtë të hënë kanë nisur tubimin në kampuset e ndryshme të USHKM-së, pas tragjedisë me 59 viktima në Koçan.

Studentët kanë paralajmëruar se tubimet të tilla do të vazhdojnë gjatë gjithë javës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e të dielës, në një klub nate në Koçan në Maqedoninë e Veriut. Sipas raportimeve të para zjarri dyshohet se u shkaktua nga fishekzjarrët, ndërsa diskoteka nuk kishte masat e duhura të sigurisë. Si pasojë humbën jetën 59 persona dhe qindra të tjerë u plagosur. Gjithashtu në këtë ngjarje të rëndë, humbi jetën edhe shoferi i autoambulancës, që i u erdhi në ndihmë të plagosurve. Kryetari i Komunës së Koçanit, ka dhënë dorëheqjen.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!