Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Studentë e pedagogë të Durrësit në protestë

schedule14:39 - 2 Nëntor, 2018

schedule 14:39 - 2 Nëntor, 2018

Edhe pse është shpallur Emergjenca Mjedisore prej disa muajsh, gjendja në Porto Romano jo vetëm nuk ka ndryshuar, por po bëhet edhe më e rëndë. Studentë dhe pedagogë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës protestuan sot për të kërkuar zgjidhje për situatën. 

Pedagogë e studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” dhe banorë të qytetit të Durrësit protestuan për ndotjen e lartë  nga djegia e mbeturinave në vendgrumbullimin në Porto Romano. Kjo pikë grumbullimi i plehrave të qytetit dhe të rrethinave ndodhet vetëm 200-250 metra larg nga korpusi universitar.  Studentët thonë se tymi me gazra toksike i mbeturinave që digjen në ambient të hapur futet në godinen e universitetit. Situata është e rëndë dhe e papërshtatshme për leksione.

“Jo vetëm që vjen një erë e rëndë dhe nuk zhvillojmë dot mësim por edhe është e dëmshme për shëndetin. Ne kërkojmë nga Bashkia mos t’i djegë mbeturinat por t’i çojë diku tjetër”.

“Vetëm për një qëllim. Të ndalojmë ndotjen në Porto Romano, e cila po bëhet kancer për ne”.

Ky është një nga shqetësimet kryesore që banorët kanë ngritur herë pas here. Por tashmë duket se studentët dhe pedagogët nuk do të ndalen. Këtu është e pamundur të zhvillohet në kushte normale procesi mësimor. Nëse hapim dritaret, nuk arrijmë të shohim njëri-tjetrin nga dendësia e tymit. Zhvillojmë mësim me dritare e dyer të mbyllura dimër-verë, thonë protestuesit. Nga shpallja e emergjencës mjedisore nuk është bërë asgjë. Bashkia pret zgjidhje nga qeveria dhe është pikërisht Komiteti i Menaxhimit të Integruar të mbetjeve që duhet të vendosë mbi kohën dhe vendin se ku do t’i depozitohen mbetjet urbane të Durrësit. Landfilli i Tiranës u diskutua si mundësi për zgjidhje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!