Pedagogë të Universitit të Tiranës, atij Politeknik dhe universiteteve të rretheve i kanë bërë thirrje Asambleve të Personelit Akademik të të gjitha fakulteteve të bashkohen me vendimin e fakultetit të Shkencave Sociale. Protesta e studentëve dhe pedagoget atje u mbështet dhe nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
Studentë dhe pedagogë në fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë kanë vijuar protestën dhe këtë të hënë. Në mbështetje të tyre ka shkuar dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
Dekani i Fakultetit te Shkencave Sociale Edmond Rapti ka komentuar praninë e Kurtit duke thënë se ai nuk ka marrë leje për pjesëmarrjen dhe fjalimin e tij.
Asambleja e Personelit Akademik të Fakutletit të Shkencave Sociale është e vetmja që është shprehur për grevë pa afat pas dështimit të takimit mes pedagogëve dhe ministres së Arsimit Besa Shahini ku u diskutua për shfuqizimin e Ligjti të Arsimit të Lartë dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave marrë Dhjetorin e vitit të shkuar. Përballë kësaj situate pedagadogë nga Universiti i Tiranës, ai Politeknik dhe Universite të rretheve pas një ore e gjysmë diskutimesh mes tyre i bënë thirrje Asambleve të Fakulteteve të tjera të mbajnë një qëndrim për Ligjin e Arsimit të Lartë dhe të bashkohen me vendimin e fakultetit të Shkencave Sociale.
Asambleja e një fakulteti sipas statutit të Universitetit të Tiranës mblidhet me kërkesë të dekanit të Fakultetit dhe me kërkesë me shkrim të 1/3 së pedagogëve të brendshëm të fakultetit. Ndërkohë vendimet e saj cilësohen të vlefshme nëse votohen nga shumica e anëtarëve të pranishëm në mbledhje. Ndërkohë pedagogët votuan pro ngritjes së një grupi pune për hartimin e një dokumenti oponent për Ligjin e Arsimit të Lartë ndërkohë kërkuan debat për këtë çëshje në Komisinin Parlametar të Edukimit./abcnews.al